Vajza e luleve e ka kapur për qafe djaloshi që solli unazat dhe po e përqafon fort.
Në dasmën që është zhvilluar në Knoxville të Tennessee, katërvjeçarja ka shfrytëzuar rastin të japë një puthje, megjithëse askush nuk e ka parë, transmeton Telegrafi.
Pasi fotografja ka filluar të selektojë fotografitë, ka parë edhe këtë befasi që e ka përgatitur vogëlushja. /Telegrafi/