Në një tren që po udhëtonte në New York, është fotografuar një grua që i kishte përdredhur këmbët në mënyrë të çuditshme.
Udhëtarja me ekstremitete shumë elastike, ka zgjuar vëmendjen e shikuesve por për arsye shumë të pazakonta, transmeton Telegrafi.
Derisa shumë e kanë komentuar si të pamundur, të tjerë kanë dhënë komente qesharake.
“E ka pasur urinën, nuk ka mundur të pres më”, si dhe “Këmbët e kësaj gruaje janë sikur gërshet”, janë dy nga komentet që kanë marrë më së shumti pëlqime.
“Provova ta bëj edhe unë, por është e pamundur”, ka komentuar një femër, lidhur me fotografinë e postuar në Imgur që është parë mijëra herë. /Telegrafi/