Fotografia origjinale e një vajze e cila u bë virale në internet, do të dalë tani në ankand për mijëra dollarë.
Sipas BBC, përcjell Telegrafi, Chloe Clem, tani 10 vjeçe, u bë hit në internet në vitin 2013, kur në moshën dyvjeçare, nëna e saj e filmoi derisa kjo i dha një reagim të pakënaqur ndaj një udhëtimi të papritur në Disneyland.
Imazhi që atëherë është bërë një meme, për këdo që shpreh ndonjë shqetësim.
Fotografia do të shitet si pjesë e njësisë së të dhënave NFT, një mënyrë për të zotëruar imazhin origjinal dixhital.
NFT-ja siguron një certifikatë dixhitale të pronësisë së ndonjë imazhi apo video, dhe lejon që versionet e famshme origjinale të përmbajtjes – të tilla si memet dhe postimet virale – të shiten sikur të ishin vepra fizike të artit.
Në shumë raste, artisti mund të ruajë të drejtat e autorit të veprës së tyre, kështu që ata mund të vazhdojnë të prodhojnë dhe shesin kopje të saj, por blerësi zotëron “origjinalin” e tij. /Telegrafi/