Site icon Telegrafi

Kjo fotografi e babait duke fjetur nën shtratin e të birit në spital, ka përlotur gjithë botën (Foto)

Ky baba i ka dëshmuar botës së është në gjendje të bëj gjithçka vetëm dhe vetëm që të jetë pranë birit të vet, madje edhe nëse kjo nënkupton të flejë në dysheme.

Andre Palmer është fotografuar nga bashkëshortja e vet, Amy, derisa po flinte nën shtratin e birit të tyre në spitalin e pediatrisë në Pensilvani, transmeton Telegrafi.

Biri i tyre, Andre Jesse, ishte shtrirë në spital pasi kishte pësuar “sulm astmatik”, të cilin nëna e tij e kishte përshkruar si diçka të tmerrshme.

Edhe pse i lodhur dhe pa gjumë, pasi kishte përfunduar ndërrimin e punës së tij të tretë, Palmer kishte vrapuar për tek spitali ku është i shtrirë i biri i tij. /Telegrafi/

Exit mobile version