Telegrafi

Kjo foto qëndron në Hënë prej 43 vjetësh (Foto)

Astronauti i Apollo 16, Charles Duke, nuk la vetëm gjurmët e këmbëve kur vizitoi planetin në fjalë, por la edhe një fotografi të familjes së tij.

Më 23 prill 1972 ai, së bashku me John Young nisën një mision për të zbuluar Hënën dhe gjatë kohës që qëndroi atje, la një foto në të cilën kishte dalë bashkë me gruan dhe dy fëmijët e tij.

Në pjesën e pasme shkruhet: “Kjo është familja e astronautit Duke nga Planeti Tokë. Ai u ul në Hënë në prill 1972.”

Imazhi u zbulua nga arkiva e imazheve të Projektit Apollo.

Charles Duke, në moshën 36-vjeçare u bë astronauti më i ri që eci në Hënë. /mapo.al/