Telegrafi

Kjo foto e para 100 viteve ka diçka misterioze – dhe të frikshme! (Foto)

Nëse e shihni këtë fotografi, në pamje të parë nuk ka asgjë të çuditshme – një grup femrash, që kanë pozuar me rrobat e tyre të punës pranë një mulliri në Belfast, në vitin 1900.

Por, nëse shihni me vëmendje, do të dalloni se mbi supin e njërës prej vajzave ka një dorë misterioze.

Në këtë zonë prej kohësh flitej për hije dhe fantazma dhe kjo foto mund të jetë një dëshmi për këtë – ose në të kundërt, siç pretendojnë disa, bëhet fjalë për një fotomontazh.