Ajo është një sportiste e njohur në vendin e saj por këto selfie mund t’i kushtojnë shtrenjtë.
Shirin Nobahari është një ndër dy “bodybuilder-et” që ka garuar ndërkombëtarisht, por qeveria e Iranit e ka paralajmëruar se mund të burgoset nëse poston sërish foto online.
Shirin ka 67 mijë ndjekës në Instagram ku poston foto çdo ditë, por tashmë ka nisur një hetim që mund ta çojë prapa hekurave, transmeton tema.
Megjithatë ajo nuk do të dijë të ndalet.