Telegrafi

Kjo femër i ka përqeshur starletat e gjithë botës: Pikërisht kështu dukeni kur pozoni!

Fotografitë e saj kanë ngazëllyer publikun e gjithë botës, sepse ajo e tregon realitetin ashtu siç është.

Komikja Celeste Barber ka vazhduar t’i provokojë starletat e njohura të gjithë botës, transmeton Telegrafi.

Kjo komike e njohur pothuajse çdo ditë fotografohet duke imituar pozat e starletave të njohura për t’i treguar botës (por edhe atyre) se si kjo në të vërtetë duket e kotë dhe nga pak pa kurrfarë kuptimi.

Fotografitë e saj i shoqërojnë komentet të cilat gjithashtu janë shumë interesante dhe sarkastike se si komikja ka dëshmuar poentën e këtij projekti të vet. /Telegrafi/