Shumica e të punëtoreve ëndërrojnë për zyrën e tyre, veçanërisht një zyre që ka një tryezë të madhe në formë L.
Kjo zyre i ka të gjitha dhe është e lëvizshme.
Kompania Inkas, që merret kryesisht me modifikimeve super luksoze të SUV-ve më prestigjioze, të cilat pas modifikimeve të tyre ato bëhen unike dhe me çmime shumë më të larta, transmeton Telegrafi.
Këto automjete bëhen edhe më të sigurta, sepse shumë prej tyre bëhen automjete të blinduara.
Megjithatë, këtu, theksi vihet në komoditetin dhe përdorshmërinë e hapësirës si një zyrë e lëvizshme.
Siç sugjeron emri i saj, VIP Mobile Office është ndërtuar sipas standardeve më të larta. Ofron hapësirë për pesë persona, përfshirë një tryezë pune në formë L. Kabina gjithashtu përmban dy TV Smart 45 inç dhe kolltuqet individuale ofrojnë rehati maksimale, duke përfshirë një masazh dhe një mbështetës të integruar për këmbët. /Telegrafi/