Site icon Telegrafi

Kjo është video që Netflix publikoi para duelit mes Tyson dhe Paul – ka 19 milionë shikime

Jake Paul, Youtuber i kthyer në boksier, mposhti legjendën 58-vjeçare të peshave të rënda, Mike Tyson në një luftë profesionale mbrëmë në Arlington.

Tyson, i cili nuk ka luftuar profesionalisht që nga viti 2005, nisi mirë në një luftë që u dominua kryesisht nga 27-vjeçari Paul. Gjyqtarët njëzëri shpallën Paulin fitues pas tetë raundeve.

Ndeshjen, fansat e boksit mund ta ndiqnin drejtpërdrejt në Netflix. Kjo do të thotë, mund të kishin tentuat, pasi shumica e shikuesve në mbarë botën nuk ishin në gjendje ta shikonin luftën në cilësi të mirë për shkak të problemeve të mëdha që Netflix kishte me transmetimin. Transmetimi vazhdonte të ndërprehej.

Megjithatë, ajo që funksionoi më mirë gjatë gjithë mbrëmjes ishin rrjetet sociale të këtij shërbimi streaming.

Ata punuan me fuqi të plotë, njoftimet vazhduan nga fillimi deri në fund të ngjarjes dhe një njoftim u bë veçanërisht viral. Bëhet fjalë për bisedën e fundit me Tyson para fillimit të duelit.

Videoja u bë virale jo për shkak të detajeve të bisedës, por për shkak të asaj që ndodhi më pas.

Përkatësisht, pasi ka dhënë deklaratën e tij, Tyson është kthyer për t’u rikthyer në dhomat e zhveshjes dhe në atë moment kamera ka kapur shpinën e tij të zhveshur nën pajisjet për hyrjen në ring.

Për shkak të këtij detaji, video u bë virale dhe deri më tani ka marrë 19 milionë shikime. /Telegrafi/

Exit mobile version