Jaguar ka prezantuar konceptin kundërthënës Type 00 në Javën e Modës në Paris dhe për herë të parë e ka prezantuar në rrugët publike.
Jaguar Type 00 Concept u shfaq në rrugët e Parisit me ngjyrën e re French Ultramarine Blue, ndërsa më parë e kemi parë në një nuancë rozë.
Ky Jaguar elektrik, me linjat e tij të veçanta, përshtatet në mënyrë të shkëlqyer me Javën e Modës.
Sa i përket harmonisë së dizajnit, këtë mund ta gjykoni vetë, por nuk ka dyshim se është kontrovers.
Sado i çuditshëm të duket ky model, nga një perspektivë biznesi ai ka logjikën e tij.
Përqendrimi i Jaguarit në segmentin e luksit ka ulur ndjeshëm pjesën e tij të tregut, dhe një provokim vizual si ky mund të shërbejë si një lloj “terapie shoku”.
Një model i ngjashëm me këtë tashmë po testohet në rrugët e Evropës Veriore. Versioni prodhimi i këtij GT elektrik do të ketë një autonomi rreth 700 km dhe një fuqi prej 1000 kuaj/fuqi (KF). Ai pritet të prezantohet në formën përfundimtare në fund të këtij viti. /Telegrafi/