Nëse ju pëlqen të vishni triko gjatë dimrit, atëherë ky shkrim është fiks për ju. Cila është veshja që do të dominojë kohën e ftohtë këtë dimër?
Ka shumë vajza që janë të dashuruara me trikot – janë zgjedhja më e mirë për të siguruar ngrohtësinë gjatë dimrit. Por veç kësaj, mund të siguroni edhe një pamje mjaft elegante dhe me stil, vetëm një triko të vetme.
Ndërsa po i afrohemi sezonit të festave, vjeshta e prezantoi këtë stil mes shumë emrave të njohur të botës së modës. Një triko e rehatshme do të jetë kryefjala e motit të ftohtë.
Jo vetëm elegante e klasike, por edhe më të guximshme e me stil. Influencueset dhe personazhe të famshëm si Katie Holmes, Taylor Swift, Hilary Duff, Kate Bosworth, etj., kanë marrë vëmendjen e të gjithëve në rrjetet sociale ndërsa kanë zgjedhur të vishen me triko.
Përmasa të mëdha, prerje asimetrike, ngjyra të larmishme, materiale që të përkëdhelin lëkurën ofrojnë gjithçka nga këto veshje.
Coco Chanel ishte e para që krijoi trikot për gratë në vitet 1920, sepse e urrente mënyrën se si pulovrat e burrave i ngatërronin flokët sa herë që visheshin ose hiqeshin.
Triko është pa dyshim element kryesor i veshjeve të çdo vajze. Gjithsesi, shikoni cilat janë disa nga modelet më të mira për të provuar këtë vit.
Këtu po ju serviren disa prej modeleve që emrat më në zë të modës ju propozojnë këtë dimër.
Këtu po ju serviren disa prej modeleve që emrat më në zë të modës ju propozojnë këtë dimër.