Sipas kalendarit mysliman, muaji i Ramazanit fillon më 11 mars dhe përfundon me 9 prill.
Ramazani është muaji i nëntë i kalendarit Islam.
Muaji zgjatë 29 ose 30 ditë bazuar në vëzhgimet pamore të hënës së re dhe sipas llogarive të shumëta të hartuara në hadithe. Fjala ramazan vjen nga arabishtja Ramaḍān që do të thotë vapë ose thatësirë.
Ai është muaji i agjërimit, që do të thotë shmangia e ushqimit dhe lëngjeve, mardhënieve seksuale, fjalëve dhe sjelljeve të këqija dhe gjërave të tjera të ndaluara në Islam.
Agjërimi është një nga pesë shtyllat e Islamit dhe zgjatë nga agimi deri në perëndimin e diellit.
Në fund të ramazanit vjen Fitër Bajrami, apo festa e prishjes së agjërimit.