Telegrafi

Kjo është vajza që u dhunua nga Françeska e BB (Foto/Video)

Françeska Jaçe, vajza e njohur nga pjesëmarrja e saj në Big Brother Albania ishte tema kryesore e ditës së sotme në median rozë.

Kjo pas publikimit të një video ku Françeska shihet duke e sulmuar një vajzë, që sipas policisë ishte Katerina Beqo, transmeton Telegrafi.

Megjithëse në video ish-banorja e BB identifikohet lehtë, vajza tjetër që është viktimë e saj nuk shihet qartë.

Por ne do t’ju sjellim disa fotografi të dy vajzave bashkë, të cilat thuhet të kenë qenë shoqe të ngushta deri para pak kohësh dhe konflikti ka lindur për shkaqe xhelozie./Telegrafi/.