Telegrafi

Kjo është ushtarakja e Shqipërisë që humbi jetën në Letoni (Foto)

Nëntetare Zarife Muharrem Hasanaj ishte efektivja e Forcave të Armatosura të Shqipërisë, e cila humbi jetën si pasojë e shpërthimit të një mine në Letoni, ndërsa të plagosur kanë mbetur komandanti i kontigjentit, Major Klodian Nikolla Tanushi dhe Rreshter Julian Xhevat Kapaj.

Lexo po ashtu Shefi i Shtabit të Përgjithshëm tregon se si vdiq efektivja e Ushtrisë së Shqipërisë nga mina në Letoni

Ngjarja ka ndodhur gjatë kryerjes së detyrave luftarake, në bazën e NATO-s ku ishte zhvilluar një stërvitje ushtarake e një prej aleatëve.

Lexo po ashtu Vdes ushtarakja e Shqipërisë dhe plagosen tre të tjerë në mision në Letoni

Ndërsa sipas informacioneve të deritanishme Major Tanushi dhe Rreshter Kapaj janë nën kujdesin maksimal të mjekëve, në bazën Camp Adazi, në Letoni. /Telegrafi/