Kapiteni i Përfaqësueses së Kosovës, Samir Ujkani është duke e përcjellë me vëmendje kongresin e FIFA-s.
Në këtë kongres të FIFA-s pritet të votohet për pranimin e Kosovës në organizatën më të madhe të futbollit.
Në një intervistë për Telegrafin, kapiteni i Kosovës, Samir Ujkani ka folur në lidhje me pranimin, duke thënë se populli i Kosovës e meriton këtë pranim.
“Pasi u pranuam në UEFA besoj që tani do të pranohemi edhe në FIFA”, deklaroi Ujkani për Telegrafin.
“Ne si popull e duam futbollin dhe duam të luajmë në gara ndërkombëtare. Shpresoj në pranimin në FIFA pasi e meritojnë bashkëvendësit tanë që të përjetojnë ethet e garave evropiane”.
“Është një ditë e madhe për ne, shpresoj që ta gëzojmë dhe të punojmë shumë për ta përfaqësuar vendin tonë sa më mirë në botë”, deklaroi Ujkani. /Telegrafi/