Telegrafi

Kjo është tendenca e re e flokëve që do ju çojë menjëherë tek floktari

Jeni apo nuk jeni gati për një ndryshim vjeshte në flokët tuaja, kjo ngjyrë e re do ju bëjë të dëshironi menjëherë të lini takim me floktarin.

Quhet “Tiger Eye Hair” dhe kombinon ngjyrën e ngrohtë të gështenjës me nuancat e ëmbla të karameles.

Pse “Tiger Eye Hair”?

Siç shpjegon stilistja e flokëve Corey Tuttle, ‘tiger eye” ka ardhur nga një gur i lashtë që njerëzit e mbanin për mbrojtje dhe ishte i njohur për ngjyrën e tij kafe të kombinuar me atë të artë”.

Gjithashtu është konsideruar si një ngjyrë që frymëzonte ata që dëshironin të fillonin një rrugë të gjatë me guxim, forcë dhe dëshirë.

Kjo teknikë është e njëjta me ‘balayage’. Ngjyrat lidhen bukur me njëra-tjetrën, duke dhënë një rezultat natyral.

E vetmja gjë që e veçon këtë taktikë janë ngjyrat (që shikoni në gur), të cilat kombinohen duke dhënë një rezultat të bukur.