Site icon Telegrafi

Kjo është temperatura më e sigurt për frigoriferin tuaj

A është duke u prishur ushqimi më shpejt se zakonisht? Akulloren që po e lini në frigorifer a po e merr formën e supës?

Nëse përgjigja është po, atëherë duhet ta kontrolloni temperaturën e frigoriferit, transmeton Telegrafi.

Por, cila është temperatura ideale për frigoriferin tuaj?

Ekspertët thonë se temperatura e frigoriferit duhet të jetë 4 gradë Celsius ose më e ulët, por assesi më e lartë.

Në anën tjetër, temperatura e pjesës së ngrirjes në frigorifer duhet të jetë minus 18 gradë celsius.

Temperatura optimale e frigoriferit është çelësi për t’i ruajtur ushqimet për një kohë më të gjatë. /Telegrafi/

Exit mobile version