Mesfushori shqiptar i Konyasporit do të largohet nga skuadra turke në fund të sezonit, për të nisur një aventurë të re me ASl Nasr në Arabinë Saudite.
Alban Meha e ka vendosur të ardhmen e tij. Mesfushori shqiptar i Konyasporit do të largohet nga skuadra turke në fund të sezonit, për të nisur një aventurë të re me ASl Nasr në Arabinë Saudite.
Me 5 gola dhe 5 asiste gjatë këtij sezoni, Meha konsiderohet si një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës turke, por ai ka vendosur të nisë një eksperiencë të re, duke mos pranuar kontratën e re edhe pse drejtuesit e Konyaspor i premtuan rritje të ndjeshme page.
Sipas gazetës turke “Milliyet”, ekipi nga Gadishulli Arabik e ka bindur mesfushorin shqiptar të nënshkruajë në fund të këtij sezoni, përcjell “SuperSport.al”.
Sipas mediave turke, Meha do të përfitojë një pagë tre herë më të madhe se ajo që arkëton aktualisht te Konyaspor. 30-vjeçari i lindur në Mitrovicë do ta hedhë firmën pas disa javësh. Ai e ka nisur karrierën si profesionist në radhët e skuadrës së dytë të Stuttgartit.
Ai u transferua në Turqi gjatë vitit 2015 pas 4 sezoneve në radhët e Paderbornit. Al Nasr është një nga klubet më të njohur në Arabinë Saudite me 8 tituj të fituar, i fundit në vitin 2015.