Telegrafi

Kjo është skuadra e cila mban topin më së shumti në Serie A këtë sezon

Tashmë ka përfunduar java e katër në Serie A për sezonin 2016/17.

Napoli vazhdon të jetë në pozitën e parë me dhjetë pikë, i ndjekur nga Juventusit me nëntë dhe Roma, Lazio, Chievo dhe Interi me nga shtatë pikë.

Lexo po ashtu Kjo ishte hera e fundit që Interi kishte arritur të rikthej rezultatin ndaj Juven në San Siro

Por, Nerazzurrët janë skuadra me mesataren më të madhe për posedimin e topit në Serie A në katër xhirot e para.

Skuadra e drejtuar nga Frank De Boer kryeson me një përqindje prej 61,35%. /Telegrafi/