Site icon Telegrafi

Kjo është shuma që Roma kërkon për Kostas Manolas

Kostas Manolas është një prej mbrojtësve më të kërkuar në këtë afat kalimtar.

Qendërmbrojtësi grek është vënë në radarët e disa prej skuadrave më të mëdha evropiane, si Manchester United, Chelsea e Arsenal.Mirëpo, Roma nuk e ka ndërmend që ta largojë lojtarin, pa përfituar nga ai.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga afati kalimtar veror i transferimeve

Skuadra italiane kërkon 45 milionë euro për shërbimet e futbollistit.

Manolas është transferuar në vitin 2014 nga skuadra greke Olympiakos në Romë dhe që nga ajo kohë është shndërruar në shtyllë të skuadrës italiane.

Exit mobile version