Site icon Telegrafi

Kjo është shuma që Mariah kërkon dëmshpërblim nga ish-partneri për sakrificat që ka bërë për të

Mariah Carey është duke kërkuar 50 milionë dollarë nga ish- i fejuari i saj, James Packer.

Çifti që nisi lidhjen në qershor të vitit 2015 dhe që u fejuan në janar të këtij viti, i kanë dhënë fund lidhjes së tyre.

U raportua se miliarderi është pajtuar që t’ia lë unazën në vlerë prej 10 milionë dollarësh, mirëpo këngëtarja nuk është e kënaqur me kaq.

Lexo po ashtu Ndahet sepse nuk ia përballon shpenzimet, por miliarderi ia fal unazën 10 milionë dollarëshe Mariah Careyt (Foto)

Sipas TMZ, Mariah po kërkon 50 milionë euro dëmshpërblim nga Packer, sepse ajo kishte bërë sakrificë kur ishte zhvendosur nga New Yorku në Los Angeles për të qenë pranë fëmijëve të tij.

Po ashtu, ish- i fejuari i kishte bërë shumë premtime financiare Careyt, të cilat nuk i ka përmbajtur. /Telegrafi/

Exit mobile version