Drejtuesit e Arsenalit kanë marrë vendim për ndarjen e buxhetit për transferimet e afatit kalimtar të verës.
Kështu skuadra e njohur londineze do të duhet të përforcojë ekipin gjatë verës me 80 milionë funte.
Kjo shumë mund të rritet edhe më shumë, pasi të gjitha parat e lojtarëve që do të shitën do të përdoren për transferime.
Arsene Wenger ka paralajmëruar se do ta përforcojë ekipin në fazën e sulmit ky synimi kryesor është Pierre Emerick Aubameyang.
Gjithsesi edhe një mbrojtës qendror dhe një mesfushor qendror do të jenë objektiva të Arsenalit. /Telegrafi/