Sasho Mijallkov mbrëmë ka qenë mollë sherri për tre institucionet hetuese në Maqedoni. Policët e kanë arrestuar hetuesin e PSP-së pasi ai ka qenë që të xhirojë dhe fotografoj shtëpinë e Sasho Mijallkov që gjendet në Vodno mbi Shkup, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Telegrafi Maqedoni ju sjell fotografi të shtëpisë superluksoze. Kjo shtëpi gjendet në rrugën ”Salvador Alende” në Vodno.
Shtëpia kishte qenë bosh dhe brenda nuk ishte askush.
Shtëpitë në këtë lagje siguroheshin nga SGS, kompani sigurimi e afërt me të gjithë kompanitë të afërta me Sasho Mijallkov./Telegrafi/