Telegrafi

Kjo është shoferja më e dehur që keni parë: Voziti me pemën për të cilën ishte përplasur! (Video)

Në Illinois të Shteteve të Bashkuara, një grua është përplasur dhe e ka vazhduar rrugën me pemën e shkëputur – të kapur për veturën e saj.

Policët e kanë ndaluar Mayann Christyn e cila përpos pemës prej afro pesë metrash, i kishte të aktivizuar të gjithë air bag-ët, transmeton Telegrafi.

Shoferja 54-vjeçare u ka thënë policëve: “Jam aq e dehur, sa që nuk e di se ku jam përplasur, por e mbaj mend momentin”.

“Një arsye shtesë, pse nuk duhet të vozisni pasi të keni pirë”, është mesazhi i videos, që e ka publikuar Policia, në mënyrë që të ngritë vetëdijen mbi konsumin e alkoolit. /Telegrafi/