Deputeti i pavarur Gëzim Kelmendi si iniciues i debatit ka propozuar edhe rezolutën e partive opozitare,e cila nuk ka kaluar në votimin e deputetëve.
Vetëm 19 deputetë kanë votuar pro kësaj rezolute, 38 kanë qenë kundër, ndërsa 18 deputetë të tjerë kanë abstenuar.
Rezoluta e propozuar nga opozita, e cila nuk kaloi, përmbante këto pika:
- Kuvendi i Republikës së Kosovës kërkon lirimin e menjëhershëm të drejtorit të Policisë për rajonin Mitrovicës, Nehat Thaçin
- Kuvendi i Republikës së Kosovës kërkon nga Qeveria pezullimin e bisedimeve me Serbinë dhe pezullimin e fletëarresteve për zyrtarët e Kosovës
- Bashkimi Evropian si ndërmjetësues dhe garantues i dialogut të ndërhyjë te Qeveria e Serbisë që të lirohet Thaçi
- EULEX-i të deklarohet për rastin e Thaçit
- Qeveria të ndërmarr te gjitha veprimet në raport me BE dhe Interpol që Kosova të bëhet pjesë e Interpolit.