Site icon Telegrafi

Kjo është receta e parapëlqyer e dukeshës Meghan Markle

Kush thotë që femrat e familjes mbretërore nuk dinë të përdorin garuzhdën?

Gjella e parapëlqyer e Meghan Markle përmban vetëm disa përbërës të thjeshtë, mirëpo, pos kësaj, është shumë e shëndetshme dhe përgatitet lehtë, transmeton Telegrafi.

Në librin e vet ajo ka treguar mjaft receta të reja dhe të shëndetshme për ushqime të ndryshme, mirëpo këtë e ka theksuar si njërën ndër më të parapëlqyera të cilat shpesh i përgatit në shtëpinë e saj.

Përbërësit për këtë gjellë janë:

– 2 speca djegës të gjelbër, të pastruar nga farat;
– ¼ e filxhanit majdanoz të grirë;
– 3 lugë jogurt;
– lëng nga 2 limonë;
– 4 thelpinj hudhra;
– 1 avokado, e pastruar nga gëzhojat;
– 4 lugë majonezë (sipas shijes);
– kripë;
– piper.

Përgatitja:

Të gjithë përbërësit, pos majonezës, qitni në blender dhe përzieni.

Provoni dhe, nëse është e nevojshme, shtoni diçka sipas shijes suaj.

Shtoni majonezën, nëse dëshironi dhe përzieni, pastaj qitni në një enë në të cilën do ta shërbeni.

/Telegrafi/

Exit mobile version