Heronjtë e Portugalisë kanë mbërritur në tokën e tyre si fitimtarë të një gare kaq të madh për herë të parë në histori.
Kthimi në shtëpi ka qenë i jashtëzakonshëm dhe pritja absolutisht spektakolare.
Cristiano Ronaldo dhe shokët e tij kanë përshkuan rrugët kryesore të Lisbonës, duke takuar një det njerëzish.
Dukej se në Portugali kishin ngecur akrepat e orës, të gjithë në festë pas vërshëllimës së fundit të Parisit.
Lexo më shumë: Zyrtare: Ky është formacioni më i mirë i Euro 2016 (Foto)
Vetëm festë, një atmosferë e papërsëritshme. E gjithë Lisbona në ekstazë, por edhe e gjithë Portugalia, jo vetëm në tokë, por edhe në ajër me avionë që lëshonin koloret e përfaqësueses.
Të gjithë falënderonin luftëtarët e “Stade de France”.
Dy autobus të hapur bën gjiro nëpër qytet dhe mbi të qëndronin kampionët e rinj të Evropës.
Lexo më shumë: Zyrtare: UEFA shpall më të mirin e Euro 2016
Me pas përfaqësuesja portugeze u prit në Pallatin Presidencial nga numri 1 i shtetit, Marcelo Rebelo de Sousa.
Djemtë e trajnerit pragmatik Fernando Santos pozonin gjithandej, firmosnin pa fund me fansat e etur, për një foto dhe autograf, të cilat merrnin kuptim me të madh në ditën më të lavdishme të futbollit portugez. /Telegrafi/