Site icon Telegrafi

Kjo është porosia e Vesel Memedit pas takimit Kasami-Zendeli

”Këshilli opozitar” i përfaqësuar nga Arjanit Hoxha sot ka inicuar takimin në mes kryetarit të Lëvizjes Besa Bilall Kasami dhe Fadil Zendelin, liderin e fraksionit në RDK, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Për këtë Telegrafi Maqedoni ka kontaktuar Vesel Memedin, kryetarin e RDK-së për të komentuar këtët takim.

”Nuk komentoj se çka ndodh në një parti tjetër. Nuk komentoj për njerëz që nuk janë anetarë të RDK-së. Përndryshe, u dëshirojmë suksese që ta rrëzojnë të “keqen” e shqiptarëve në Maqedoni.” tha për Telegrafi Maqedoni kryetari i RDK-së Vesel Memedi.

Më herët, gjykatat e Maqedonisë e kanë konfirmuar se kryetar i RDK-së është Vesel Memedi i cili u sfidua nga Fadil Zendeli për këtë post./Telegrafi/

Lexo po ashtu Kasami-Zendeli: Ta rrëzojmë të keqen e shqiptarëve të Maqedonisë (Video)
Exit mobile version