Një ndër të intervistuarit e emisionit të radhës “Thumb” të gazetareve Aulona Musta dhe Fatma Haxhialiu ka qenë edhe deputeti Eduart Ndocaj, i njohur nga shumë si deputeti ‘kauboj’.
Në një rrëfim të shkurtër për pasionin e tij për pikturën, ai gjithashtu ka treguar edhe se cilën nga gratë e politikës do të dëshironte ta pikturonte.
“Mendoj se do ta zgjidhja Grida Dumën, ia vlen ta pikturosh”, është shprehur Ndocaj me një buzëqeshje të lehtë në fytyrë.
Natyrisht se nuk do t’i mungojë aspak frymëzimi për ta çuar deri në fund portretin e një gruaje si Grida Duma. /Telegrafi/