Kjo pikturë është realizuar nga kryeministri aktual i Shqipërisë, Edi Rama, kur ai ishte vetëm 5 vjeç.
Piktura mban titullin “Vapori i madh”. Kjo fotografi është shpërndarë në rrjetet sociale nga një person i quajtur Petro Mejdi.
Në statusin e tij në Facebook, ai shkruan se “Vizatimi i mëposhtëm titullohet “Vapori i Madh” dhe është vizatuar nga Edi Rama në moshën 5-vjeç, në një nga kopshtet e fëmijëve të Tiranës. Vizatimi është marrë nga numri 10 i revistës “NËNTORI”, e vitit 1970″.