Telegrafi

Kjo është pika kritike e veturave elektrike

Zhvillimi në industrinë e automjeteve elektrike është aq i shpejtë sa veturat bëhen të vjetruara brenda disa muajsh.

Drejtori dhe pronari i prodhuesit të automobilave elektrike Nio, William Lee, paralajmëron se industria po ecën shumë shpejt, me disa modele që rinovohen seriozisht dy herë në vetëm gjashtë muaj.

“Nëse sistemet e vjetra nuk mund të përditësohen, do të dëmtojë shumë përdoruesit e vjetër”, thotë William Lee.

Kohët e fundit, Zeekr u kritikua ashpër nga pronarët e veturave pasi prodhuesi sokku një version të përditësuar të automjetit 001 vetëm gjashtë muaj pas ndryshimit të fundit të modelit. Modeli i ri erdhi me kompjuterë të përmirësuar ndjeshëm dhe sisteme të ndihmës së shoferit.

Zhvillimi është aq i shpejtë sa që një model i ri shpesh është i vjetëruar pas vetëm një viti. Ka disa probleme, fillimisht shpenzimi p.sh. 50 mijë euro për një automjet që shpejt do të bëhet anakronik dhe më pas humbja e një shume të madhe parash kur e shet si automjet të përdorur.

William Lee paralajmëron se industria e automobilave rrezikon të humbasë besimin e klientit nëse shet produkte që janë teknologjikisht të vjetruara pas vetëm disa muajsh.

“Në epokën e veturave inteligjente, ndryshimi i shpejtë i konfigurimit të automjeteve është një problem i madh me të cilin po përballet industria. Prodhuesit duhet të marrin parasysh me kujdes interesat e klientëve të vjetër kur prezantojnë produkte të reja”, tha themeluesi i Nio.

William Lee beson se prodhuesit e automobilave duhet të investojnë më shumë në zhvillimin e softuerit dhe të lejojnë përditësime për klientët e vjetër. Ky është modeli që Tesla përdor prej vitesh, kur edhe modelet më të vjetra marrin përditësime softuerike, deri në një kufi të caktuar. /Telegrafi/