Site icon Telegrafi

Kjo është pesëshja ideale e Zinedine Zidane: Një kroat në përbërje, por nuk është Luka Modric

Zinedine Zidane zgjodhi pesëshen ideale të futbollit për Sports Illustrated, ku nuk kanë munguar befasitë.

Një nga futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave ka përfshirë një kroat në ekip, legjendarin Zvonimir Boban, ndonëse shumë prisnin që në atë vend ta shihnin edhe Luka Modricin, me të cilin punoi me sukses si trajner në Real Madrid.

Në portën e pesëshes ideale të Zidane është edhe ish-kolegu i tij i kombëtares Fabien Barthez, me të cilin fitoi Kampionatin Botëror në vitin 1998 dhe Kampionatin Evropian dy vjet më vonë.

I vetmi lojtar mbrojtës është italiani i Milanit, Paolo Maldini, kundër të cilit ka luajtur shpesh në Serie A si lojtar i Juventusit.

Në mesfushë është N’Golo Kante, i cili së fundmi u transferua nga Chelsea te Al-Nassr dhe bashkë me të edhe Boban.

Lexo po ashtu Zidane paralajmëron rikthimin: Më mungon futbolli dhe adrenalina

Sulmi drejtohet nga braziliani Ronaldo Nazario, me të cilin Zidane ka luajtur në Real Madrid.


Pesëshja ideale e Zinede Zidane: Fabien Barthez, Paolo Maldini, N’Golo Kante, Zvonimir Boban, Ronaldo Nazario.


Në karrierën e tij, Zidane luajti për Cannes, Bordeaux, Juventus dhe Real Madrid, ndërsa për kombëtaren franceze luajti 108 ndeshje dhe shënoi 31 gola.

Lexo po ashtu Tetë trajnerët që mund të zëvendësojnë Ancelottin te Real Madridi

Ai e mbylli karrierën e tij në vitin 2006 te Reali, ndërsa në vitin 1998 fitoi Topin e Artë. Në karrierën e tij si trajner, ai drejtoi vetëm Real Madridin dhe fitoi tre Liga të Kampionëve të. Ai u largua nga klubi në vitin 2021 dhe që atëherë nuk ka drejtuar asnjë klub tjetër. /Telegrafi/

Exit mobile version