Site icon Telegrafi

Kjo është përqindja e votave me kusht që morën partitë politike

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbrëmë në mesnatë ka përmbyllur procesin e numërimit të votave me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta.

Nga numërimi i 29 mijë e 490 votave me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta, LVV ka marrë 14 mijë e 939 vota apo 50.7%.

E dyta renditet PDK-ja me 4 mijë e 997 vota apo 16.9%.  LDK renditet e treta me një përqindje më të vogël krahasuar me dy vendet e para, ku ka marrë 2 mijë e 944 vota po 9.9%.

AAK-ja nga numërimi i këtyre votave ka marrë 2 mijë e 167 apo 7.3%.

Nga rezultatet e përgjithshme preliminare deri tash LVV ka 47.85%, PDK ka 17.41%, LDK ka 13.08% dhe AAK 7.43%. /Telegrafi/

Exit mobile version