Site icon Telegrafi

Kjo është përgjigjja e OBRM-PDUKM-së për Edi Ramën

OBRM-PDUKM mbetet në qëndrimin se zgjidhja e vetem për dalje nga kriza politike në të cilën LSDM e ka futur Maqedoninë janë zgjedhjet e reja parlamentare të parakoshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga partia shtojnë se ofendimet nga kryeministri shqiptar Edi Rama nuk ndalen, kurse LSDM dhe Zoran Zaev heshtin dhe nuk i denoncojnë. Edi Rama, thonë nga OBRM–PDUKM, në një intervistë të para ca ditëve ka ofenduar edhe Maqedoninë dhe se është për shtet binacional, kurse i harron edhe turqit, romët, vllehët, boshnjakë dhe të gjitha komunitetet tjera të shoqërisë sonë multietnike.

OBRM-PDUKM poashtu thotë se nuk ka ikje nga drejtësia, duke adresuar një sërë akuzash LSD dhe se qytetarët nuk kanë votuar për për Deklarata të huaja dhe nuk do të lejojë që interesat shtetërore të vihen në lojë. /Telegrafi/

Exit mobile version