Prokuroria e Tetovës sapo ka dal me deklaratë lidhur me helmimin e punëtorëve të kompanisë Lear në Zonën e Lirë Ekonomike në Tetovë, shkruan Telegrafi Maqedoni.
”Në mëngjes nga ana e spitalit të Tetovës jemi informuar se në këtë spital janë sjellë 200 njerëz të helmuar, të punësuar në kompani. Sipas informacioneve të para, të punësuarit janë helmuar nga ushqimi që kanë ngrënë rreth orës 1 sot në mëngjes, ndërsa pas dy orëve janë ankuar nga simptomet e para: dhimbje në bark, vjellje dhe marramendje. Shumica e të helmuarve janë mbajtur në spitalin e Tetovës ndërsa një numër i vogël janë dërguar në spitalin e Gostivarit për të bërë shërim sa më të shpejtë.” thonë nga Prokuroria e Tetovës. /Telegrafi/