Radja Nainggolan nuk e ka ndërmend si duket të largohet nga skuadra e tij aktuale Roma.
Mesfushori belg është duke kaluar nëpër një formë të lartë këtë edicion dhe ka zgjuar interesimin e Chelseat.
Por vetë belgu ka sqaruar se nuk e ka ndërmend të largohet nga Roma edhe për një kohë të gjatë.
Do t’i bashkohesh Contes te Chelsea? “Gjithmonë e shoh vetën nëpër skuadra të ndryshme evropiane, por në fund mbetem në Romë”.
“Jam i lumtur në këtë skuadër, jam krenar që e barti këtë fanellë dhe nuk kam arsye të largohem. Do të mbetem në Romë edhe më tej sikur pas çdo afati kalimtar”, deklaroi Nainggolan. /Telegrafi/