Site icon Telegrafi

Kjo është përgjigja e BFI-së ndaj akuzave të Menduh Thaçit

Bashkësia Fetare Islame ka reaguar ndaj akuzave të kryetarit të PDSH-së, Menduh Thaçi të thëna për këtë bashkësi fetare në emisionin special të Tv Dukagjinit, shkruan Telegrafi Maqedoni.

”Nuk do t’i japim askujt shkas që ta keqpërdor çfarëdo lloj reagimi të BFI-së për qëllime të kampanjes. BFI eshte apolitike dhe ashtu do të jetë. Ashtu siç u kemi berë thirrje të punësuarve në BFI që të mos përzihen institucionalisht në fushatë, ashtu i ftojmë edhe liderët e partive politike që nëse e kanë patur për qëllim, të heqin dorë dhe të mos e përziejnë BFI-në në fushatën e tyre zgjedhore.” thotë për Telegrafi Maqedoni, Agron Vojnika, zëdhënës i BFI-së.

Menduh Thaçi në emisionin special për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoni, për Sulejman Rexhepi, kryetar i BFI-së, tha ”PDSH-ja ka bo edhe gabime. Duke tentuar të rregullojmë Bashkësinë e Fesë Islame, ne vendosëm një kryekriminel, një kryehajdut për kryetar të BFI-së. E them dhe publikish, më fal. Trysnia ishte shumë e madhe e bashkësisë ndërkombëtarë kinse janë futur ekstremist në BFI dhe ne vepruam. Tani kemi një situatë ku një kryekriminel, bandit, rrugaç i ligës parë është kryetari i Bashkësisë Fetare Islame. Nuk e ka gjatë edhe ai, sigurisht do të ndryshohet prej asaj pozite dhe atij posti.” tha mes tjerash Thaçi./Telegrafi/

Lexo po ashtu Thaçi e ofendon rëndë kryetarin e BFI-së në Maqedoni (Video)
Exit mobile version