Ambasada amerikane në Shkup ka njoftuar se linjat telefonike të saj nuk funksionojnë. Në lidhje me këtë, disa media kanë shpekuluar se bëhet fjalë për një kërcënim me bombë pranë ambasadës.
Për të konfirmuar këtë informacion, Telegrafi Maqedoni i është drejtuar ambasadës amerikane rreth vërtetësisë së këtij informacioni të publikuar nga disa media.
”Në një incident të izoluar, Ambasada mund të konfirmojë se ka patur një veturë shqetësuese në rrugë, përballë ambasadës, mbrëmë. Ne kërkuam mbështetje mga MPB-ja dhe njësitet e MPB-së janë përgjigjur në mënyrën e duhur. Vetura ishte hequr pa ndonjë incident. Ne u referojmë në MPB, për diçka më tutje mbi hetimet që vazhdojnë. Kjo nuk ka të bëjë asgjë me problemet që kemi me linjën telefonike”, deklaruan nga ambasada për Telegrafi Maqedoni.