Telegrafi

Kjo është pasuria e zëvendësministrit të shkarkuar për ryshfet, ka të kursyera në bankë vetëm 210 euro (Dokument)

Musa Cena i cili është shkarkuar për marrje ryshfeti nga kryeministri Ramush Haradinaj, ishte emëruar në pozitën e zëvendësministrit në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal (MZHR), më 4 dhjetor 2017.

Lexo po ashtu Kryeministri shkarkon zëvendësministrin e arrestuar për ryshfet

Atij i kanë mjaftuar vetëm 10 muaj në pozitë shtetërore që të korruptohet, e për këtë Cenës, i është caktuar një muaj paraburgim.

Ish-zëvendësministri i Zhvillimit Rajonal, Musa Cena në deklarimin e pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsion, ka deklaruar se merr pakë vjetore prej 18 mijë euro, në dy punë të cilat i kryen, shkruan Telegrafi.

Lexo po ashtu Arrestohet zëvendësministri i Zhvillimit Rajonal, dyshohet për "marrje të ryshfetit"

Cena edhe pse ka të hyra të mira ai nuk është treguar kursimtar pasi që në llogari bankare ka vetëm 210 euro të kursyera.

Ndryshe, Ministria e Zhvillimit Rajonal udhëhiqet nga Rasim Demiri. /Telegrafi/