Musa Cena i cili është shkarkuar për marrje ryshfeti nga kryeministri Ramush Haradinaj, ishte emëruar në pozitën e zëvendësministrit në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal (MZHR), më 4 dhjetor 2017.
Atij i kanë mjaftuar vetëm 10 muaj në pozitë shtetërore që të korruptohet, e për këtë Cenës, i është caktuar një muaj paraburgim.
Ish-zëvendësministri i Zhvillimit Rajonal, Musa Cena në deklarimin e pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsion, ka deklaruar se merr pakë vjetore prej 18 mijë euro, në dy punë të cilat i kryen, shkruan Telegrafi.
Cena edhe pse ka të hyra të mira ai nuk është treguar kursimtar pasi që në llogari bankare ka vetëm 210 euro të kursyera.
Ndryshe, Ministria e Zhvillimit Rajonal udhëhiqet nga Rasim Demiri. /Telegrafi/