Site icon Telegrafi

Kjo është pasuria e kryeministrit Mustafa (Dokument)

Agjencia Kundër Korrupsionit sapo ka publikuar sot në faqen zyrtare të saj në internet regjistrat e deklarimit të rregullt vjetor të pasurisë së zyrtareve të lartë publik.

Në këtë raport kuptohet se pasuria e paluajtshme e kryeministrit të vendit, Isa Mustafa kap vlerën në 503 mijë euro.

138 mijë euro në 180m2 në sipërfaqe të shtëpisë, ndërsa 365 mijë në 2.43 sipërfaqe hektar tokë.
Ndërsa para të gatshme të mbajtura në institucione financiare, shifra arrin vlerën në mbi 52 mijë euro.

Në të hyrat vjetore, Mustafa i merr 16,173 euro pagë nga Qeveria e Kosovës, 15,439 mijë nga ASHAK, pagë nga Fakulteti Ekonomikë 3,736 euro, nga honoraret 3,736 dhe meditja nga puna në qeveri shifra arrin vlerën në 7,189 euro.

Posedimi i aksioneve të kryeministrit në shoqëri komerciale arrin vlerën në 80 mijë euro.

Exit mobile version