Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencionin Kundër Korrupsion të Kosovës.
Ai ka një banesë në vlerë 55 mijë euro, garazh për veturë në vlerë 10 mijë euro, shesh ndërtimit në vlerë 55 mijë euro dhe një banesë në vlerë 80 mijë euro, transmeton Koha.net.
Ymeri posedon një veturë Opel Zafira, që e ka blerë me kredi në vlerë 9 mijë euro, gjithashtu edhe 50 për qind të aksioneve në “Bagatella” i ka Ymeri, por që nuk deklaron ndonjë shumë në kapital.
Kreu i Vetëvendosjes të deponuara në institucione financiare ka 57,590 euro. Ndërsa detyrime financiare ka në kredi që ka marrë për blerjen e banesës dhe konsum me hipotekë depoziti, të dyja këto në vlerë të përbashkët 16,048.52.
Ymeri nga paga si deputet merr 21,154 euro në vit, duke ia bashkangjitur edhe 183,60 euro mëditje. Bashkëshortja e Ymerit ka të ardhura 8,218.07 euro, ndërsa prindi i tij merr pension 1,020 euro.