Site icon Telegrafi

Kjo është pajisja që iu nevojitet për një ‘selfie’ të përkryer (Foto)

Filtrat në Instagram dhe në aplikacionet e ndryshme, ndihmojnë për të pasur një fotografi të bukur dhe që lë përshtypje.

Por, të keni një pamje me flokë që iu merr era nuk është e lehtë, transmeton Telegrafi.

Në pamundësi që të ndodheni në mot me erë apo para ndonjë freskuese ajri, është kjo pajisje e vogël që iu del në ndihmë.

Me ta vënë në telefon, helika e vogël fillon të lëvizë, dhe iu fryn flokët.

“Me anë të kësaj fluture, mund të arrini lavdinë dhe të hyni në histori të Instagramit”, është një koment lidhur me këtë mjet, që nuk dihet se ku është hedhur në treg. /Telegrafi/

 

Exit mobile version