Super talenti kosovar, Bersant Celina ditë më parë ka vazhduar kontratën e tij me Manchester Cityn.
E me kontratën e re ai do të jetë në ‘Etihad Stadium’, deri në vitin 2020.
Pasi ka nënshkruar kontratë të re, Celina ka fituar edhe rritje në pagë.
Kështu sipas medieve angleze, prizrenasi i talentuar do të fitojë 550 mijë funte në vitë apo 700 mijë euro.
Deri në fund të kontratës së tij, Celina do të fitojë 2,8 milionë euro si pjesë e Cityt, por bonuset nuk janë bërë të ditura, pasi me bonuse paga e tij vjetore mund të arrijë në një milionë euro.
18-vjeçari nuk e ka ende të qartë të ardhmen e tij, pasi ajo do të vendoset nga trajneri i ri i Cityt, Pep Guardiola nëse do ta mbajë në skuadër apo do ta huazojë atë për të fituar përvojë më të madhe. /Telegrafi/