Xherdan Shaqiri është duke kaluar në një formë të mirë te Stoke City.
Anësori shqiptar ka postuar në Instagram një fotografi ku ka reklamuar orën e tij të re, duke thënë:
“E kam Hublot-Watch (tipi i orës) për verë! Duket mahnitëse, tash jam i sigurt se do të jem me kohë gjatë verës”.
Kjo orë është e tipit ‘Hublot Spirit Of Big Bang’ dhe kushton rreth 20 mijë euro, por Shaqiri nuk e ka blerë, pasi ai është në bashkëpunim me kompaninë Hublot. /Telegrafi/