Etrit Berisha ishte titullar dhe luajti për 90 minuta në takimin e sotëm.
Skuadra e portierit të kombëtares shqiptare, Atalanta ka luajtur sonte në ndeshjen e xhiros së gjashtë të kampionatit italian.
Në këtë takim, Atalanta arriti të fitoj me rezultat 3-1 në udhëtim te Crotone, skuadër e inkuadruar këtë vit në Serie A.
Në këtë takim, Berisha luajti titullar dhe luajti gjatë gjithë takimit, ku edhe pati paraqitje solide.
Whoscored tashmë ka publikuar notat e futbollistëve të të dyja skuadrave, ku Berisha u notua me 6.5. /Telegrafi/
Notat e Atalantas dhe Berishës: