Ish-lojtari anglez, i cili e kaloi gjithë karrierën e tij duke luajtur për Liverpoolin, Jamie Carragher, e quajti fitoren e Reds në Paris ndaj PSG-së (1-0) si një nga grabitjet më të mëdha të historisë.
Liverpool mposhti PSG-në me rezultatin 1-0 në ndeshjen e parë të 1/8-tës së Ligës së Kampionëve, në një ndeshje në të cilën mikpritësi kishte 71 për qind të zotërimit të topit dhe 27 goditje në portë kundër skuadrës angleze, së bashku me 14 goditje nga këndi.
Reds patën gjithsej dy goditje gjatë gjithë ndeshjes dhe arriti fitoren me të vetmen goditje në portë, atë të Harvey Elliott në minutën e 87-të.
The Liverpool legend insisted Alisson’s performance will be ‘remembered for years’ 👀 Read more: https://t.co/USaTDwUKom#Elliott #Alisson #Carragher #Liverpool #LFC #PSG #UCL #ChampionsLeague pic.twitter.com/s7BxSNA2Qa
— Mail Sport (@MailSport) March 5, 2025
“Nuk mund ta besoj atë që pashë, PSG ishte e mahnitshme dhe e tejkaloi plotësisht Liverpoolin”, ka thënë fillimisht komentuesi i CBS Sports.
Legjenda e klubit anglez ka komentuar edhe paraqitjen e portierit Alisson, i cili bëri nëntë pritje në ndeshje.
“Ndoshta ndeshja më e mirë e karrierës së tij, dhe sigurisht më e mira në fanellën e Liverpoolit. Nëse Liverpooli fiton Ligën e Kampionëve dhe ata kanë një shans të mirë për ta bërë këtë, loja e tij do të mbahet mend për vite”, përfundoi Carragher. /Telegrafi/