Site icon Telegrafi

Kjo është ngjyra që do bëjë NAMIN këtë verë!

Ngjyra që është në modë verë/vjeshtë 2016 është portokallia. Një sfidë e vërtetë për stilistët që e kanë sjellë këtë ngjyrë si protagoniste në sfilatat e tyre, duke guxuar me nuancat nga më të ndezurat te më të lehtat.

E lidhur me stinët e nxehta portokallia nuk kishte si të mos ishte tendenca kryesore e kësaj vere.

Fustan, bluzë, çantë, sandale apo syze nuk ka rëndësi! Diçka duhet të jetë patjetër portokalli për të qënë sa më IN me tendencat e fundit.

Yjet e Hollywood-it nuk humbën kohë, sapo stilistët e sollën këtë ngjyrë në paserela ato e veshën.

Nëse më parë veshje apo aksesorë ngjyrë portokalli i gjenim tek tuk, tani gjetja e tyre nuk do të jetë më një sfidë.

 

 

 

Exit mobile version