Të gjitha nuancat e së gjelbrës do të jenë aktuale gjatë periudhës së ardhshme
Kjo ngjyrë është bërë aktuale gjatë vitit të kaluar dhe duket që nuk do ta lëshojë fronin e modës as në vitin në vijim, transmeton Telegrafi.
Stilistët tashmë kanë siguruar pjesë rrobash me këtë ngjyrë dhe na kanë dhënë propozime të shkëlqyeshme si mund të kombinohen.
Ngjyra e gjelbër u rri shkëlqyeshëm pothuajse të gjitha femrave. Qoftë të jeni zeshkane apo bionde, në këto nuanca do të dukeni më të freskëta.
Për ato pak më të guximshme, e gjelbra e theksuar është zgjedhje e shkëlqyeshme.
Nëse nuk i doni ngjyra të zjarrta, nuancat e zymta gjithashtu janë shumë të popullarizuara.
/Telegrafi/